Rajoni

Aktakuza ndaj Thaçit/ Wesley Clark: Është vazhdimësi për ta penguar ecjen e Kosovës përpara

Gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve kundër serbëve në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.
Featured image of article: Aktakuza ndaj Thaçit/ Wesley Clark: Është vazhdimësi për ta penguar ecjen e Kosovës përpara Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, Wesley Clark.

KOSOVË– Zhvillimet aktuale mbi aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së kanë shkaktuar reagime dhe komente të shumta, jo vetëm nga politikanët e zyrtarët vendas por edhe ato të huaj.

Së fundmi ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve kundër serbëve në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara. Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë.”- ka deklaruar gjenreali Wesley Clark për  RTK.

Lidhur me aktakuzat e Gjykatës Speciale, Clark tha se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, por sipas tij shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”- përfundoi Clark.

Dialogu me Serbinë në Washington u ndërpre, pasi dy ditë përpara takimit Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi, kreun e PD, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK, për krime lufte. Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se  100 krime lufte.  Pas kthimit në Kosovë dhe pritjes madhështore nga qytetarët shqiptarë në Morinë, më 18 korrik kreu i shtetit u përul në një fjalim para popullit të tij, duke ju premtuar se nga akuza do të dalë i pastër si loti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment