Rajoni

“Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare!”/ Kosova ‘ngrihet në këmbë’, protestë masive për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit (DATA)

Mediat e fqinje kanë bërë të ditur se vendimi për protestë është marrë sot nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Featured image of article: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare!”/ Kosova ‘ngrihet në këmbë’, protestë masive për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit (DATA) Foto Ilustruese

KOSOVË- Më 9 korrik, në Prishtinë do të organizohet një protestë kundër aktakuzës së publikuar ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, kreut të PDK-së Kadri Veselit dhe 9 luftëtarëve të tjerë. Mediat e fqinje kanë bërë të ditur se vendimi për protestë është marrë sot nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në një njoftim nga OVL-ja e UÇK-së thuhet se ngritja e kësaj aktakuze ndaj presidentit të Kosovës është bërë me që të ndalojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për këtë arsye është vendosur që më 9 korrik të zhvillohet protesta e cila do të mbajë moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

“Në mënyrë unanime edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë. U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin u bë tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos Prokuroria në Hagë është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin. Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë dhe të mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë më datën 9 korrik 2020, me moton: ‘Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare’”, thuhet në komunikatën e OVL-së së UÇK-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Thaçi nuk është i vetmi nën akuzë, bashkë me të është edhe kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së. Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndërsa nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment