Aktualitet

Aksioni i policisë në Tiranë, arrestohen 4 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranë ka arrestuar 4 persona për Vjedhje dhe Dhunë në familje. Në mesin e tyre ishte edhe një 22-vjeçar i shpallur më parë në kërkim.
Featured image of article: Aksioni i policisë në Tiranë, arrestohen 4 persona, ja për çfarë akuzohen Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga “Vjedhja” te “Dhuna në familje”.  Gjithashtu u arrestua edhe një 22-vjeçari i shpallur në kërkim për  mashtrim dhe shkatërrim prone.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy për veprën penale “Vjedhja” dhe një për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 25 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur, shtetasi A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. H., 26 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

• Më datë 19.07.2020, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 20.000 lekë.

•Më datë 20.07.2020, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 12.000 lekë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 52 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Xh., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment