Aktualitet

Përplasjet me banorët e Astirit, Policia thirrje qytetarëve: Na sulmuan me gurë! Distancohuni nga dhuna ose do përballeni me ligjin

Nëpërmjet një informacioni zyrtar, Policia shprehet se pesë efektivë kanë mbetur të lënduar pasi janë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov nga banorët e kësaj zone teksa ishin planizuar me shërbim.
Featured image of article: Përplasjet me banorët e Astirit, Policia thirrje qytetarëve: Na sulmuan me gurë! Distancohuni nga dhuna ose do përballeni me ligjin
Përditësuar:

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas përlasjeve që ka pasur me banirët e Astirit gjatë ditës së sotme, gjatë aksionit të IKMT-së që po shmeb banesa në këtë zonë. 

Nëpërmjet një informacioni zyrtar, Policia shprehet se pesë efektivë kanë mbetur të lënduar pasi janë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov nga banorët e kësaj zone teksa ishin planizuar me shërbim.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë më tej policia informon qytetarët e tjerë të Tiranës për bllokimin e rrugës dhe u bën me dije se kjo gjë do të zgjasë deri në përfundim të kasionit të IKMT-së. 

“Distancohuni nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore,”- shkruhet më tej në njoftim.

Njoftimi i policisë Tiranë

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur efektivët e policisë dhe banorët e kësaj zone që kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjeve.

Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment