Politike

Aksioni antiinformalitet/ Braçe i ashpër: Karburantet në shënjestër, mos i bini telefonit të askujt

Zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili u shpreh i vendosur për rikthimin e ligjshmërisë në çdo subjekt.

DURRËS- Vijon operacioni antiinformalitet në drejtim të bizneseve që i shmangen detyrimeve ligjore dhe fiskale.

Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve së bashku me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë kanë ndaluar në depozitat e karburanteve në Porto Romano.

I pranishëm ka qënë edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili u shpreh i vendosur për rikthimin e ligjshmërisë në çdo subjekt.

‘Ne po mundohemi të kthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm tregun e karburanteve, por në të gjitha tregjet, kryesisht ato që kanë transaksionet më më të mëdha dhe natyrisht kanë dhe detyrimin t’ju nënshtrohen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Ne nuk duam asgjë përtej kësaj. Ne duam që çdo subjekt në çdo treg të kryejë një transaksion të ligjshëm e për të cilin të lëshojë kupon, faturë tatimore.  Kërkoj të respektojnë ligjin, ta zbatojnë. Të mos i bien telefonit të askujt, nuk do i ndihmojë askush, do vendosim rregull për të gjithë. Inspektorët tashmë po garantojnë që në tregun e karburanteve të mos ketë më regjim manual. Ne do çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt,’ tha ndër të tjera zv/kryeministri Brace.

Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se ky proces do të shtrihej në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të prekte nga më të mëdhenjtë tek më të vegjlit.

Në bazë të urdhrit të ministrit ne kemi dalë në terren, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë duke inspektuar çdo subjekt dhe duke bërë të mundur që pompat në bazë të ligjit të shesin vetëm në regjim automatik. Sot kemi ardhur në Porto Romano, ku janë të gjitha magazinat doganore dhe inspektorët janë duke plumosur karburantet,’ u shpreh ajo.

Tatimet i vënë kyçin Tajvanit në Tiranë. Erion Braçe jep lajmin se Besnik Sulës i mbyllur restoranti, kafeneja dhe kazinoja. Ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor nga ana e biznesit. Dosja.al zbuloi se kazinoja e Tajvanit është e hapur qysh sot dhe funksionon normalisht.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment