Sherr për disa degë ullinj, kërcet arma në Fushë Krujë. Vdes në spital i plagosuri, Policia kërkon autorin
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë 9 Gusht, 22:55 Xhaxhai v...
Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të m&eu...
Donald Trump FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago dhe sekuestron disa dokumente 9 Gusht, 08:59 ...
LEZHË – Policia e Lezhës nisi procedimin ndaj 17 personave të ndryshëm për veprat penale: ndërtim i paligjshëm, shpërdorim toke dhe vjedhje e kryer në bashkëpunim.
Qytetarët: E. L., 47 vjeç, K. Ll., 50 vjeç, I. L., 41 vjeç, Xh. Z., 37 vjeç, A. A., 33 vjeç, A. P., 49 vjeç dhe F. V., 26 vjeç u konstatuan se merrnin me kamionë materiale inerte në lumin Mat. Për rrjedhojë, uniformat blu sekuestruan 3 kamionë dhe 1 eskavator.
H. M., 66 vjeç dhe F.M.,50 vjeç rezultuan se po kryenin ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Për hedhje materialesh inerte u proceduan dhe D. Rr., 48 vjeçe, banuese në Pukë dhe M. Z.,60 vjeçe, banuese në Lezhë.
N. M., 52 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë, M. D., 33 vjeç dhe A. S., 27 vjeç, banor në Lezhë procedohen në gjendje të lirë për ndërtim pa leje dhe hedhje materialesh inerte.
Qytetarët Xh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, Ç. T., 48 vjeç, banues në Lezhë dhe D. B., 35 vjeç do të hetohen për grumbullim pa leje të materialeve inerte.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Lezhë/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Procedohen penalisht 17 shtetas, për ndërtim të paligjshëm, për shpërdorim toke dhe për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Sekuestrohen një ekskavator dhe 3 kamionë që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte në shtratin e lumit Mat.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
E. L., 47 vjeç, K. Ll., 50 vjeç, I. L., 41 vjeç, Xh. Z., 37 vjeç, A. A., 33 vjeç, A. P., 49 vjeç dhe F. V., 26 vjeç, banues në Tiranë, Durrës dhe Kurbin.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shet”, Skuraj, Kurbin, duke marrë inerte me kamionë, në shtratin e lumit Mat. Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i 3 kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin filloi procedimi penal për shtetasit: H. M., 66 vjeç, banues në Fushë Mamurras dhe F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, pasi janë konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: Xh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, Ç. T., 48 vjeç, banues në Lezhë dhe D. B., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke grumbulluar materiale inertesh, në lagjen “Sakë ” Ishull Shëngjin, pa lejen e organeveve kompetente.
Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetaset: D. Rr., 48 vjeçe, banuese në Pukë dhe M. Z.,60 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi janë konstatuar duke hedhur materiale inerte në një sipërfaqe toke në Sakë, Ishull Shëngjin.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u proceduan penalisht shtetasit: N. M., 52 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë, M. D., 33 vjeç dhe A. S., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë konstatuar duke kryer punime pa leje dhe kanë hedhur materiale inerte, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Policisë Lezhë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FIER– Pamjet që shihni vijnë nga banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Greçalli të Fierit. Dhoma ku jetonte...
VLORË – Një tjetër banore e lagjes “Pavarësia” në Vlorë foli për viktimën Pamela Mërtiri. Ajo tregon se nuk e di se çfarë problemesh kishte 34-vje&c...
FIER– Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar për djegien e banesës së Klodian Çalamanit. Sipas policisë një pjesë e shtëpisë është djegur p...
KOLONJË– Një 22 vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës, pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku sh...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama i ka hedhur “benzinë flakës serbe” duke parashikuar një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur për mbajtj...
VLORË – Një banore e lagjes “Pavarësia” në Vlorë tregoi se 34-vjeçarja Pamela Mërtiri, e cila u vetëvra së bashku me djalin e saj 1 vjeç...
TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...
VLORË – Njëri prej banorëve në lagjen “Pavarësia” të Vlorës rrëfen për vdekjen tronditëse të 34-vjeçares Pamela Mërtirit dhe djali...
VLORË– Një aksident ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë. Një automjet tip Audi është përplasur me një Benz. Për pasojë dy drejtuesi...
ELBASAN– Pyetjes se përse nuk po zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Rama u përgjigj se pyetjen e shikon plot. Rama tha se rënd...