Aktualitet

Aksidentoi 6-vjeçarin në ‘Don Bosko’, vihet në pranga drejtuesja e mjetit! Policia e Tiranës ndalon dhe 6 persona të tjerë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona, mes tyre dhe gruan 55-vjeçare e cila aksidentoi ditën e djeshme një 6-vjeçar në rrugën 'Don Bosko'.
Featured image of article: Aksidentoi 6-vjeçarin në ‘Don Bosko’, vihet në pranga drejtuesja e mjetit! Policia e Tiranës ndalon dhe 6 persona të tjerë, akuzohen për vepra të ndryshme penale Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona, mes tyre dhe gruan 55-vjeçare e cila aksidentoi ditën e djeshme një 6-vjeçar në rrugën ‘Don Bosko’. I mituri ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore pas plagëve që mori nga përplasja me mjetin.

Ndërkohë policia ka arrestuar dhe dy persona: L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Po ashtu, u arrestua një 28-vjeçar, pasi ka aksidentuar biçiklistin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u ndaluan shtetasit M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;A. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 22.03.2021, në rrugën Tiranë – Ndroq,  në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment