Bota

Një viktimë pas aksidentit në Skoci, në tren ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 pasagjerë

VIDEO
Një tren i linjës Dundee-Aberdeen është aksidentuar ku fatkeqësisht një persona ka vdekur dhe raportohet për të plagosur, pasi në tren mësohet se ndodheshin tre anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë në bord.
Featured image of article: Një viktimë pas aksidentit në Skoci, në tren ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 pasagjerë Pamjet nga vendi i aksidentit

SKOCI– Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë raportohen të plagosur, për shkak të aksidentimit të një treni pranë Aberdeen.

Ngjarja ka ndodhur pasi treni u nis nga Dundee drejt Aberdeenit, rreth orës 9.40 të mëngjesit të sotëm afër stacionit të vjetër hekurudhor Carmont.

Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur të paktën 30 automjete të urgjencës dhe një ambulancë ajrore është dërguan në vendin e ngjarjes. Pretendohet se treni “Class 43 Inter7City” kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë në bord.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më vjen keq që mësoj për incidentin shumë të rëndë në Aberdeenshire dhe mendimet e mia janë me të gjithë të dëmtuarit. Faleminderit për shërbimet e urgjencës në vendngjarje.”– është shprehur kryeministri britanik, Boris Johnson.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment