
SHBA – Ylli i golfit Tiger Woods është dërguar në spital pasi ka marr dëmtime serioze në një aksident me makinë, sipas Departamentit të Policisë të Los Angeles.
45-vjeçari amerikan u përfshi në një aksident në kufirin e Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes në Kaliforni të martën në mëngjes.
Sipas raportimeve në SHBA, Woods duhej të nxirrej nga automjeti me prerjen e makinës së tij prej zjarrfikësve dhe ndihmësmjekëve.
Departamenti i Qarkut të LA konfirmoi se u përdorën mjete shtesë për të nxjerrë ish-numrin një të tenisit nga rrënojat para se ai të transportohej në një spital lokal.
“Shoferi u identifikuan si lojtari i golfit PGA Eldrick ‘Tiger’ Woods”, thuhet në një njoftim nga Departamenti i Qarkut të LA.
Ngjarja është ende në zhvillim e sipër dhe në orët në vazhdim do të dalin detaje të reja për gjendjen e Woods.
B.T (Dosja.al)