Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kamëz! Denisa Doku dënohet me ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës, i hiqet patenta

Prindërit e të ndjerës deklaruan në gjykatë se nuk duan Denisa të ndiqet penalisht pasi janë sqaruar  me të, dhe nuk mendojnë se e reja ka pasur faj në aksident. Ata kanë shtuar edhe faktin që Doku është kunata e Alida Spahiut, që ndërroi jetë.
Featured image of article: Aksidenti tragjik në Kamëz! Denisa Doku dënohet me ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës, i hiqet patenta Denisa Doku

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Denisa Dokun, 19-vjeçaren, e cila u përfshi në një aksident pak ditë më parë me mjetin e saj tip “Smart”. Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur vetë ajo, ndërsa kunata e saj, 22-vjeçarja Alida Spahiu ndërroi jetë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për 19 vjecaren madje kanë vendosur që ti heqin dhe patentën.

Prindërit e të ndjerës deklaruan në gjykatë se nuk duan Denisa të ndiqet penalisht pasi janë sqaruar  me të, dhe nuk mendojnë se e reja ka pasur faj në aksident. Ata kanë shtuar edhe faktin që Doku është kunata e Alida Spahiut, që ndërroi jetë.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë familjarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që edhe avokati i Dokut, Bardh Koçi ka kërkuar masë të lehtë sigurie me pretendimin se e reja është student dhe se kërkon që të vazhdojë shkollën.

“Duhet te ndalohej edhe drejtuesi i benzit deri sa te dale ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në mementin që smarti do të merrte kthesen. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkolizuar dhe nuk ka qene me shpejtesi”, ka thënë avokati.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment