Rajoni

Aksidenti me 14 të vdekur në Maqedoni/ Rama, Meta, Basha dhe Ruçi i shprehin ngushëllimet

Liderët politikë në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet e tyre lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë.
Featured image of article: Aksidenti me 14 të vdekur në Maqedoni/ Rama, Meta, Basha dhe Ruçi i shprehin ngushëllimet Pamje nga aksidenti në Shkup

TIRANË- Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me aksidentin tragjik në Maqedoni. (Lexo këtu)

Meta shkruan se ndihet i tronditur nga lajmi duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritetin vëllazëror familjarëve të prekura nga tragjedia.

‘Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!’, ka shkruar Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e aksidentit.

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen  e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit”, u shpreh kryeparlamentari.

Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. 

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Në këto orë dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qëndrore të Maqedonisë së Veriut,”– shkruan Basha në Twitter.

Postimi i Bashës në Twitter
(k.m./dosja.al)

Shto Koment