
ITALI- Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari, ka ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se një 40-vjeçar i identifikuar si Luan Hakrama, që humbi jetën aksidenti i rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.

Mediat në Itali bëjnë me dije se automjeti i tij tip Volksëagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, Policia po punon ende për zbardhjen e ngjares së rëndë për të mësuar se cili ishte shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
(A.B. Dosja.al)