
Vlorë– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona Nexhip Xhafajn dhe Klevis Imerin, pasi një ditë më parë shkaktuan një aksident teksa drejtonin mjetet e tyre në një nga akset rrugore të lagjes “Osman Haxhiu”. Policia njofton se nga aksidenti u plagosëm dy shoferët e mjeteve dhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve, atij tip “Benz”.
Njoftimi i Policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë dy dretues mjeti pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor: N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë. K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osman Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al