Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve, përplaset nga dy mjete, makina i ndahet më dysh (EMRI)

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë...
Featured image of article: Aksident tragjik në Itali! Ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve, përplaset nga dy mjete, makina i ndahet më dysh (EMRI) Pamje nga aksidenti

ITALI– Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Vignola, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptarja që ka ndërruar jetë është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeç.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e shqiptares ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje nga aksidenti

Impakti i përplasjes rezultoi fatal për nënën e tre fëmijëve, e cila ndërroi jetë në vend. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment