
Tiranë– Pak minuta më parë tek vendi i quajtur ‘Ushtari i Panjohur’ në kryeqytet ndodhi një aksident, pasi një makinë përplasi një person, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Policia njofton se drejtuesja e mjetit me iniciale M.V është shoqëruar në Polici.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
J.V/Dosja.al