Aktualitet

Aksident tek Rruga e Kavajës, makina përplas këmbësorin, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksindet në Rrugën e Kavajës. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. I plagosuri ndodhet në spital.
Featured image of article: Aksident tek Rruga e Kavajës, makina përplas këmbësorin, shoqërohet drejtuesi i mjetit Foto ilustruese

TIRANË– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën e Kavajës në Tiranë. Policia njofton se një makinë me drejtues E.Z ka aksidentuar këmbësorin me iniciale H.B. Ky i fundit është nisur me urgjencë në spital. Ndërsa,  drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment