Aktualitet

Aksident tek “21 Dhjetori”/ Smart-i përplaset me makinën e ministrisë së Brendshme, brenda saj drejtori i Policisë së Dibrës. Policia nuk jep asnjë detaj

FOTO
Aksident tek “21 Dhjetori”. Mësohet se një makinë tip Smart është përplasur me një fuoristradë të Ministrisë së Brendshme. Brenda kësaj të fundit ndodhej drejtori i Policisë së Dibrës, Skënder Kalemi. Ende nuk ka detaje pasi Policia e Shtetit ka zgjedhur të heshtë.
Featured image of article: Aksident tek “21 Dhjetori”/ Smart-i përplaset me makinën e ministrisë së Brendshme, brenda saj drejtori i Policisë së Dibrës. Policia nuk jep asnjë detaj Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Aksidentohet në zonën e 21-it në Tiranë një makinë e Ministrisë së Brendshme. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku e plagosur ka mbetur një grua, e cila ishte duke qarkulluar me mjetin e saj tip “Smart”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda në mjet ka qënë drejtori i Policisë Vendore të Dibrës, Skënder Kalemi. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha nxjerr një emër tjetër, atë të Ylli Dodës paraardhësit në detyrë të Kalemit.

Nga përplasja mjeti tip “Smart ka përfunduar i kthyer përmbys në rrugë dhe shoferja është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë në spital. Ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë ende se kush ka qënë duke udhëtuar me mjetin me targa “MB 414 AS”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për aksidentin e ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, Policia e Shtetit ka zgjedhur të heshtë duke mos nisur asnjë njoftim zyrtar.

k.m/J.V/Dosja.al

Shto Koment