Aktualitet

Aksident pranë QSUT/ Vonohet ambulanca, makina e funeraleve dërgon të plagosurin në spital

Sipas burimeve të vendngjarjes, bëhet me dije se të lënduarit nuk i është dhënë ndihma e parë në kohë, pasi ambulanca është vonuar, edhe pse është telefonuar disa herë nga të pranishmit.
Featured image of article: Aksident pranë QSUT/ Vonohet ambulanca, makina e funeraleve dërgon të plagosurin në spital Foto ilustruese

TIRANË– Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte, në rrugën kryesore të spitalit të QSUT-së, ku një automjet ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me motor. Ngjarja ka ndodhur disa metra afër hyrjes së QSUT-së.

Sipas burimeve të vendngjarjes, bëhet me dije se të lënduarit nuk i është dhënë ndihma e parë në kohë, pasi ambulanca është vonuar, edhe pse është telefonuar disa herë nga të pranishmit. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka qëndruar për rreth 50 minuta i shtrirë përtokë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë e një agjencie funerale që ushtron aktivitetin e saj aty pranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, mësohet se i plagosuri me inicialet E.M. 33 vjeç  aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, i cili ka shkaktuar aksidentin. 

Shto Koment