Aktualitet

Aksident ‘i frikshëm’ në Vlorë, vetura futet poshtë kamionit e plagoset drejtuesi i saj

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ujit të Ftohtë, në rrugën e bërë vitet e fundit.

VLORË- Një aksident me pasojë plagosjen e një drejtuesi mjeti ka ndodhur sot në Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, vetura është futur poshtë kamionit dhe dëmtimet materiale janë të shumta.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ujit të Ftohtë, në rrugën e bërë vitet e fundit. Drjetuesi i mjetit, tip “Vokswagen” është përplasur me një kamion, dhe ka marrë dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Nga ana tjetër Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment