Vlorë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në bulevardin Vlorë-Skelë. Mësohet se një makinë ka goditur një person i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Në këtë aksident është lënduar drejtuesi i biçikletës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
J.V/Dosja.al