
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës-Kashar është përplasur me një makinë. Policia bën me dije se treni gjatë përplasjes ka spostuar mjetin në kanal. Nuk raportohet për persona të plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
J.V/Dosja.al