Aktualitet

Aksident në Tiranë tek ‘Pallati me shigjeta’, motoçikleta përplas këmbësoren 40-vjeçare, përfundojnë të dy në spital

40-vjeçarja me iniciale L.Ç., është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që bashkë me të është dërguar edhe shoferi i motoçikletës.
Featured image of article: Aksident në Tiranë tek ‘Pallati me shigjeta’, motoçikleta përplas këmbësoren 40-vjeçare, përfundojnë të dy në spital Foto ilustruese

TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek zona e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.

40-vjeçarja me iniciale L.Ç., është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që bashkë me të është dërguar edhe shoferi i motoçikletës. Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se të dy janë jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI I PLOTË: 

Më datë 01.07.2020, rreth orës 17:15, tek Pallati me Shigjeta, motorri me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është demtuar dhe drejtuesi i motorrit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shto Koment