Aktualitet

Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës 

Sipas informacionit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orrës 22:15.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës  Policia e Tiranës

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një i ri me iniciale A.P 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit që kishte dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Sipas informacionit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:15. Personi që po drejtonte mjetin është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës. Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment