Aktualitet

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina në Laprakë. Plagoset një person

Policia e Tiranës në një njoftim për mediat, bën me dije se  dy automjete janë përplasur në Laprakë dhe ka mbetur e plagosur shtetësja E.P.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, përplasen dy makina në Laprakë. Plagoset një person Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat, bën me dije se  dy automjete janë përplasur në Laprakë dhe ka mbetur e plagosur shtetësja E.P.

Më tej njoftohet se e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më datë 12.08.2020, në Laprakë, mjeti me drejtues shtetasin M.B., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen  E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia .

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment