Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një motor. Plagoset një 50-vjeçar

Policia njofton se  një mjet me drejtues shtetasin A.N. ka aksidentuar një 50vjeçar që ishte duke udhëtuar me motor.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, makina përplaset me një motor. Plagoset një 50-vjeçar Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Prezë. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se  një mjet me drejtues shtetasin A.N. ka aksidentuar një 50vjeçar që ishte duke udhëtuar me motor.

Më tej bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 50-vjeçari H.T. që ishte me motor dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 10.08.2020, rreth orës 14:00, në fushë Prezë, mjeti me drejtues shtetasin A.N., ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues H.T., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, është ky njoftimi  i Policisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment