Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në mes të rrugës

Sipas Policisë së Tiranë, mjeti me drejtues shtetasin J.B. ka aksidentuar këmbësorin S.P. 56 vjeç.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në mes të rrugës Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur paraditen e sotme në Yzberisht. Sipas Policisë së Tiranë, mjeti me drejtues shtetasin J.B. ka aksidentuar këmbësorin S.P. 56 vjeç.

“Më datë 02.06.2020, rreth ores  09:45, në Yzberisht, mjeti me drejtues shtetasin J.B., ka aksidentuar këmbësorin S.P., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment