Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt spitalit

Makina përplas 87-vjeçarin me biçilektë. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Featured image of article: Aksident në Tiranë/ Makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt spitalit

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një makinë ka aksidentuar një 87-vjeçar me iniciale F.Rr. Ky i fundit ndodhet në spital  nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment