Aktualitet

Aksident në Tiranë, i riu me motor përplas 8-vjeçarin me biçikletë

Blutë e Tiranës njoftojnë se kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, i riu me motor përplas 8-vjeçarin me biçikletë Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e njohur si 21-dhjetori në Tiranë. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat ka bërë me dije se një motor ka përplasur një biçikletë, që drejtohej nga një i mitur 8-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Tiranës njoftojnë se kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

“Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment