Aktualitet

Aksident në Tiranë, i riu me makinë përplas të moshuarin. 71-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Sipas informacioneve mësohet se një 23-vjeçar ka përplasur një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, i riu me makinë përplas të moshuarin. 71-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në afërsi të Insistutit Bujqësor. Sipas informacioneve mësohet se një 23-vjeçar ka përplasur një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Deri tani mësohet se 71-vjeçari GJ.L. ishte duke kaluar rrugën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 23-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment