Aktualitet

Aksident në Tiranë, ‘Benzi’ përplas këmbësorin në vijat e bardha, burri transportohet me urgjencë në spital

Një burrë rreth të 50-tave është aksidentuar nga një makinë në kryeqytet teksa po kalonte në vijat e bardha.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, ‘Benzi’ përplas këmbësorin në vijat e bardha, burri transportohet me urgjencë në spital Pamje nga aksidenti

TIRANE– Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Në rrugën ‘Xhanfize Keko’ një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësor.

Aksidenti ndodhi në vijat e bardha teksa 50 vjeçari po kalonte rrugën. Ai mori plagë të rënda nga përplasja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendngjarje mbërriti autoambulanca e cila e ka dërguar menjëherë në spital për kurim të mëtejshëm.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment