Aktualitet

Aksident në Shkodër, turisti zviceran përfundon me motor në lumin Kir, e shpëtojnë banorët (VD)

  • Sajuan një litar, si e shpëtuan shkodranët të moshuarin zviceran, ra në lumin Kir me motoçikletë (VD)
  • Si pasojë e shpejtësisë së lartë, turisti mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir.

    SHKODËR– Një turist zviceran ka mbetur i plagosur si pasojë e një askidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, teksa zvicerani ka qenë duke udhëtuar me motor.

    Turisti mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir, por fatmirësisht i kanë ardhur në ndohmë banorët e zonës. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet se si qytarët e zonës kanë sajuar një litar dhe kanë zbritur në humnerën 200 metra të thellë dhe kanë nxjerrë nga aty 64-vjeçarin.

    Për pasojë ai ka marrë disa plagë dhe është transportuar në Spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    (f.m/dosja.al)

    • 22:34

      Sajuan një litar, si e shpëtuan shkodranët të moshuarin zviceran, ra në lumin Kir me motoçikletë (VD)

      Banorët e Shkodrës kanë shpëtuar një turist zviceran, i cili ra në lumin Kir me motoçikletë. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet se si qytarët e zonës kanë sajuar një litar dhe kanë zbritur në humnerën 200 metra të thellë dhe kanë nxjerrë nga aty 64-vjeçarin.

      Më pas i moshuari zviceran është futur në ambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi kishte marrë plagë nga aksidenti. Policia ka falenderuar qytetarët e Shkodrës që kontribuan në shpëtimin e turistit zviceran.

      64-vjeçari me inicialet J. B. po udhëtionte me një motoçikletë në momentin që u aksidentua. Ai doli nga rruga dhe ra në humnerën e lumit Kir, të thellë prej 200 metrash. Fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me disa plagë.

      Njoftimi i policisë Shkodër

      Policia në bashkëpunim me banorët i shpëtojnë jetën një turisti zviceran, i cili ra në humnerën mbi Lumin Kir.

      64 – vjeçari nga Zvicra duke udhëtuar me motoçikletë, del nga rruga dhe bie rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.

      Rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal, shtetasi zviceran J. B., 64 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të  motoçikletës dhe ka dalë nga rruga duke rënë rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.

      Në sallën operative erdhi një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e  64 – vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër

      Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

      Policia është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Shto Koment