Aktualitet

Aksident fatal në Astir! 29-vjeçari përplas për vdekje 80-vjeçarin, po kthente furgonin

I moshuari ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një drejtues furgoni 29-vjeçar, teksa ky i fundit po ecte pas, pasi shkarkoi disa ushqime në një dyqan.
Featured image of article: Aksident fatal në Astir! 29-vjeçari përplas për vdekje 80-vjeçarin, po kthente furgonin Foto Ilustruese

TIRANË– Një aksident fatal ka nodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Artan Lenja’, ku ka mbetur i vdekur një 80-vjeçar.

Policia bën me dije se i moshuari ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një drejtues furgoni 29-vjeçar, teksa ky i fundit po ecte pas, pasi shkarkoi disa ushqime në një dyqan.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tiranë/Informacion paraprakj Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment