Aktualitet

Aksident në Pogradec, Benz-i del nga rruga, përplaset me shtyllën dhe murin e banesës, plagoset pasagjeri

Në këtë aksident ka mbetur i plagosur një pasagjer. Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Featured image of article: Aksident në Pogradec, Benz-i del nga rruga, përplaset me shtyllën dhe murin e banesës, plagoset pasagjeri Foto nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës “Benz” dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Si pasojë, në këtë aksident është plagosur një pasagjer. Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitali të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment