Aktualitet

Aksidenti në Vlorë/ Po lëvizte me biçikletë, përplaset për vdekje nga ‘Passat-i’. Policia jep detajet e para

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ku mjeti tip Passat me drejtues 23-vjeçarin me iniciale Dh.Q., përplasi kalimtarin, i cili ndërroi jetë në vend. 
Featured image of article: Aksidenti në Vlorë/ Po lëvizte me biçikletë, përplaset për vdekje nga ‘Passat-i’. Policia jep detajet e para Foto ilustruese

VLORË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikim, ku një makinë ka përplasur një kalimtar, i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ku mjeti tip Passat me drejtues 23-vjeçarin me iniciale Dh.Q., përplasi kalimtarin, i cili ndërroi jetë në vend. 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment