Aktualitet

Aksident në mes të ish-Bllokut në Tiranë, “Benz”-i përplaset me “Bmw”-në, plagoset 27-vjeçari

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku mjeti i llojit “Benz” me dejtues, 27-vjeçarinm e iniciale K.S., është përplasur me mjetin e llojit “BMW”, me drejtues shtetasin A.N., 41 vjeç.
Featured image of article: Aksident në mes të ish-Bllokut në Tiranë, “Benz”-i përplaset me “Bmw”-në, plagoset 27-vjeçari Foto ilustruese

TIRANË– Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku mjeti i llojit “Benz” me dejtues, 27-vjeçarinm e iniciale K.S., është përplasur me mjetin e llojit “BMW”, me drejtues shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur 27-vjeçari.

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment