
MALËSI E MADHE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjetroshan, ku mjeti me drejtues shtetasin Besnik Jubani 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen Albana Çulajn 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruan Policia në një njoftim për mediat.
(A.B. Dosja.al)