Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas të riun. 25-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje kritike për jetën

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rraboshtë, ku makina ka përplasur një këmbësor.
Featured image of article: Aksident në Lezhë, makina përplas të riun. 25-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje kritike për jetën Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në Lezhë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rraboshtë, ku makina ka përplasur një këmbësor.

Më tej shtohet se i plagosuri shtetasi me inicialet K.B., 25 vjeç, i cili ka marrë plagë të shumta. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin që dërgoi të plagosurin në spitalin rajonal të Lezhës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I riu ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar pasi ka marrë plagë të rënda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment