Aktualitet

Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik, ‘shpëtimi i vetëm’ rrugët dytësore

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit duke shkaktuar disa të plagosur dhe trafik që i kap 6 kilometrat.
Featured image of article: Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik, ‘shpëtimi i vetëm’ rrugët dytësore Foto ilustruese

LAÇ– Një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në disa kilometra pasi mbrëmjen e sotme besimtarë të shumtë i drejtohen kishës së Shna Ndout. 

Për të lehtësuar trafikun nga të dyja anët, policia po përdor rrugët dytësore për kalimin e mjeteve. 

Nuk raportohet për viktima por për disa persona të plagosur dhe trafik që kap 6 km në secilën anë të rrugës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment