
CERRIK– Një furgon me pasagjerë është përplasur para pak minutash në hyrje të Cërrikut. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtuar “Kryqëzimi i Cërrikut”.
Furgoni me pasagjerë është përplasur me mjetin e ndërmarrjes së ujësjellësit. Nga aksidenti raportohet për një të lënduar dhe dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
(A.B)/Dosja.al