AktualitetRajoni

Aksident në Greqi, autobusi turistik shqiptar me 57 pasagjerë përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një autobus me turistë shqiptarë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në autobus ndodheshin 57 pasagjerë.
Featured image of article: Aksident në Greqi, autobusi turistik shqiptar me 57 pasagjerë përfundon në kanal Autobusi i aksidentuar

Greqi- Një autobus turistik me 57 pasagjerë ka dalë jashtë asfaltit të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në autostadën Egnatia, menjëherë sapo ka dalë nga stacioni i taksës rrugore në Rodopi Iosmos. Ende nuk dihen shkaqet e humbjes se kontrollit te autobuzit nga ana e shoferit. Menjëherë pas stacionit të taksave Rodopi Iosmos dhe ndërsa po vozisnin në autostradën Egnatia.

Autobusi me targë shqiptare, vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës, kur sot rreth orës 12 ditës, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke goditur baren mbrojtëse dhe përfunduar në një kanal kullues të tokës bujqësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të mirë, pasagjerët nuk u plagosën dhe udhëtimi i tyre vazhdoi me një autobus tjetër.

(Dosja.al)

Shto Koment