Aktualitet

Aksident në Fier/ Benzi përplas motoçikletën, një i vdekur (Emri)

Një mjet tip “benz” ka përplasur një motoçikletë në lagjen Apolonia, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj.
Featured image of article: Aksident në Fier/ Benzi përplas motoçikletën, një i vdekur (Emri) Foto ilustruese
Përditësuar:

FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Apolonia. Një mjet tip “benz” ka përplasur një motoçikletë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj.

Mësohet se viktima është i moshuari Petraq Shutermeja, 68-vjeç. Pavarësisht se i moshuari është dërguar në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit me inicialeN.M.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment