Aktualitet

Aksident në Fier/ I riu me ”Audi” përplas këmbësorin, 46-vjeçari dërgohet me urgjencë spital

19-vjeçari me "Audi" përplasi këmbësorin, i cili u dërgua me urgjencë me spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i riu u shoqërua nga Policia për në Komisiariat.
Featured image of article: Aksident në Fier/ I riu me ”Audi” përplas këmbësorin, 46-vjeçari dërgohet me urgjencë spital Foto nga ngjarja

FIER– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Daullas të Fierit, ku i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar me iniciale T.GJ. 19-vjeçari me “Audi” përplasi këmbësorin, i cili u dërgua me urgjencë me spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i riu u shoqërua nga Policia për në Komisiariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjecari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment