Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 50-vjeçari përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë, dërgohet me URGJENCË në spital

50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjikal të qytetit, ku ka marrë kujdesin e parë mjekësor, megjithë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Featured image of article: Aksident në Elbasan/ 50-vjeçari përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë, dërgohet me URGJENCË në spital Foto ilustruese

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit e si pasojë ka mbetur i plagosur një 50 vjeçar. Një person, i cili po qarkullonte me biçikletë u përplas nga një makinë duke marrë plagë të rënda.

50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjikal të qytetit, ku ka marrë kujdesin e parë mjekësor, megjithë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment