Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 20-vjeçari përplasi për vdekje këmbësorin me ‘BMW’ e marrë me qira, shpallet në kërkim i riu (EMRI)

Një makinë e marrë me qera, tip "BMW" ka përplasur në mes të qytetit për vdekje një 57-vjeçar të  identifikuar si Durim Gjini.
Featured image of article: Aksident në Elbasan/ 20-vjeçari përplasi për vdekje këmbësorin me ‘BMW’ e marrë me qira, shpallet në kërkim i riu (EMRI) Foto ilustruese

ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, tek vendi i njohur si porta e Kalasë. Një makinë e marrë me qera, tip “BMW” ka përplasur në mes të qytetit për vdekje një 57-vjeçar të  identifikuar si Durim Gjini. Mësohet se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është 20-vjeçari Shon Balli, i shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment