Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ 32-vjeçari del nga rruga teksa po udhëtonte me motor, plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

VIDEO
Aksident i rëndë në Bulqizë. 32-vjeçari B.Nasufi ka dalë nga rruga teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip motor dhe si pasojë është plagosur rëndë. Ai është nisur me helikopter drejt spitali të Traumës.
Featured image of article: Aksident në Bulqizë/ 32-vjeçari del nga rruga teksa po udhëtonte me motor, plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës Foto nga vendi i ngjarjes

BULQIZË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksdient rrugor në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh. Mësohet se  32-vjeçari B.Nasufi ka dalë nga rruga teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip motor.

Si pasojë e përplasjes 32-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup. Një kalimtar i rastit i dha ndihmën e parë, por gjithsesi ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Bulqizës shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

J.V/Dosja.al

Shto Koment