Aktualitet

“Dëgjova përplasjen dhe u tremba”/ Aksident në Poliçan, 28-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe bie nga ura 15 metra e lartë, dërgohet me urgjencë në Tiranë (FOTO+EMRI)

VIDEO
Një makinë tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.
Featured image of article: “Dëgjova përplasjen dhe u tremba”/ Aksident në Poliçan, 28-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe bie nga ura 15 metra e lartë, dërgohet me urgjencë në Tiranë (FOTO+EMRI) Anxhela Ibro

BERAT-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop ditën e sotme ku është plagosur rëndë shoferja 28-vjeçare Anxhela Ibro, e cila është punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan. Një makinë tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga Ibro është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar 15 metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, në të cilin nuk ka pasur prurje. Së bashku në makinë me Ibron ka qënë edhe një pasagjer, i cili fatmirëisht nuk është lënduar.


Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike i cili ishte prezent kur ndodhi ngjarja, në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. Roja i fabrikës, ka folur për momentin kur ndodhi aksidenti duke thënë se dëgjoi një zhurmë dhe menjëherë lajmëroi ambulancën.

”Pashë vetëm kur erdhën forcat e ushtrisë. Rrëzimin nuk e pashë, vetëm kur plasi aty. Lajmërova ambulanëcn e Policinë. E nxori ushtria dhe mjekët me forcë, derën e makinës. Me ambulancë e çuan në Berat. Vajza ishte me një djalë, nuk i shihja. Unë u tremba, erdha këtu.”– tha roja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Shkak për aksidentin ishte shpejtësia e madhe me Ibros, e cila humbi kontrollin e mjetit. Kjo nuk është hera e parë që, 28-vjeçarja aksidentohet për shkak të shpejtësisë, pasi disa vite më parë kishte bërë po një aksident.

(I.A;e.k/dosja.al)

  • 17:45

    FOTOT/ Kush është punonjësja e administratës së bashkisë Poliçan që nga ura përfundoi në lumë, 28-vjeçarja për shkak të shpejtësisë ishte aksidentuar edhe disa vite më parë

    Vajza që shikoni në foto është 28-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Poliçan, duke rënë nga ura me makinë. Anxhela Ibro është punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan. Ditën e sotme për shkak të shpejtësisë së madhe, Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura 15 metra e lartë e fshatit Vërtop. 28-vjeçarja pas aksidentit është nxjerrë nga makina e saj tip “Audi”, falë forcave të policisë dhe ushtrisë, dhe më pas u transportua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore. Pas përkeqësimit të gjendjes. Ibro është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar, ndërkohë që burime bëjnë me dije se 28-vjeçarja disa vite më parë po për shkak të shpejtësusë së lartë ka bërë një aksident.

Shto Koment