Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil/ Makina përplaset me shkëmbin, humb jetën qytetari maqedonas

Mësohet se viktima është një qytetar nga Maqedonia e Veriut. Nuk dihet ende identiteti i tij.
Featured image of article: Aksident në aksin Sarandë-Ksamil/ Makina përplaset me shkëmbin, humb jetën qytetari maqedonas Foto ilustruese

SARANDË– Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Berdenesh, ku ka humbur jetën një qytetar nga Maqedonia e Veriut. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment