Editorial

Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen 2 persona

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.L. 30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.
Featured image of article: Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen 2 persona Aksident (Ilustrim)

LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Sipas një njoftimi nga Policia dy pasagjerët kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.L. 30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në autostradën Lezhë- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë është lënduar shtetasja, S.Ll.19 vjeçe,banuese në Mirditë dhe shtetasi E.S.,23 vjeç,banues në Lezhë,të dy pasagjerë në mjetin me drejtues A.L.,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment