Aktualitet

Aksident në Sauk, makina përplas dy çiklistët, të lënduarit dërgohen në spital

Mësohet se pasditën e sotme, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi.
Përditësuar:

TIRANË– Dy persona janë lënduar si apsojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut.

Mësohet se pasditën e sotme, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi.

Të lënduarit, janë dërguar në spital dhe ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment