
Përditësuar:
ELBASAN– Një persona ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se 60-vjeçari, i paidentifikuar po kalonte rrugën në lagjen “28 nëntori”, në momentin që u përplas nga një automjet dhe ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas këtij aksidenti është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i automjetit tip “Ëolksëagen”, 47-vjeçari me inicialet L.K..
“Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit,”- thuhet më tej në njoftim.
(f.m/dosja.al)